Mobile Menu

Menu

Nëse dikush hap uebsajtin tuaj nga telefoni dhe teksti është shumë i vogël, ose duhet të zmadhojë ekranin për të klikuar një buton, ka shumë gjasa ta mbyllë faqen brenda pak sekondave. Dhe sot, shumica e vizitorëve vijnë pikërisht nga telefoni.

Përvoja e përdoruesit vjen e para

Një uebsajt i përshtatur për telefon (responsive) rregullohet automatikisht sipas madhësisë së ekranit: teksti mbetet i lexueshëm, butonat mbeten të klikueshëm, dhe menyja hapet lehtë me gisht. Kjo e mban vizitorin në faqe më gjatë, në vend që ta humbë menjëherë.

Google e vlerëson dizajnin mobile

Google renditet faqet duke u bazuar kryesisht në versionin e tyre për telefon (mobile first indexing). Një uebsajt që nuk funksionon mirë në telefon mund të bjerë poshtë në rezultatet e kërkimit, edhe nëse duket mirë në kompjuter.

Shpejtësia bën diferencën

Një faqe që ngarkohet ngadalë në rrjetin mobil humb klientë para se ata ta shohin fare ofertën tuaj. Optimizimi i fotove dhe kodi i pastër janë pjesë e domosdoshme e një dizajni mobile të mirë.

Nëse nuk jeni të sigurt si performon uebsajti juaj në telefon, ekipi i HOX Media mund ta kontrollojë dhe t'ju tregojë saktësisht ku mund të përmirësohet.